TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2024, 11:37

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me autobusin; një e plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere. Mësohet se automjeti i cili drejtohej nga një 69-vjeçar me iniciale S.P është përplasur me autobuzin që drejtohej nga një 42-vjeçar me iniciale P.Th. 

"Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 69 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi S. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje