
Në orën 10 në GJKKO do të jepet masa e Plarent Dervishajt dhe e Julian Meçajt.
Pritet t’i komunikohen 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që kanë vendosur për ta në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa Mecajt do t’i komunikohet masa arrest me burg për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Në seancë, e cila sapo nisi, SPAK përfaqësohet nga drejtuesi Altin Dumani.
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj u ekstraduan ditën e djeshme nga Dubai.
Lini një Përgjigje