TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2024, 10:21

Përndoqi në rrjetet sociale një 13-vjeçare dhe motrën e saj, arrestohet i riu nga Durrësi; e mitura nga presioni u largua nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti
Përndoqi në rrjetet sociale një 13-vjeçare dhe motrën
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj

Tonin Vocaj ka bërë me dije se është arrestuar Hajrullah Kamani, 21-vjeç i cili ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe.

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, me anë të një komunikate për mediat tha se efektivët po punojnë në luftën ndaj krimit kibernetik.

Vocaj tha se një shtetase në Tiranë ka denoncuar se ajo dhe motra e saj e vogël 13-vjeçare janë shantazhuar nga një adresa false.

Nga kjo situatë, e mitura është larguar nga banesa.

Sipas policisë, pas një pune kërkimore, është arrestuar një shtetas 21-vjeçar, i quajtur Hajrullah Kamani, banues në Durrës.

Ndërsa më pas e mitura është gjetur dhe është kthyer në banesë. 

"Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. Si rrjedhojë, motra e vogël 13-vjeçare është largua nga banesa. Në pranga ra Hajrullah Kanani. Gjithashtu u gjet edhe 13-vjeçarja, e cila ishte larguar nga familja më parë," tha Vocaj.

Lini një Përgjigje