
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi shantazhonin vajza të ndryshme online.
Vëllezërit Halim Malja dhe Jurgen Malja, 20 vjeç dhe 18 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime e më pas krijonin profile me foto të këtyre personave.
Për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.
“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro”, njofton policia.
Lini një Përgjigje