TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2024, 13:32

Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, merren nën hetim 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175

Sezoni veror shoqërohet edhe me tentativa abuzimi nga pronarët e bizneseve buzë plazheve apo vijës bregdetare, për të përfituar sa më shumë dhe shmangur detyrimeve tatimore.

Policia e Vlorës njoftoi sot (15 Gusht) se ka zhvilluar bashkë me Komisariatin e Himarës një operacion në kuadër të atij “Plazh i lirë” në shkallë kombëtare, duke proceduar shkelësit që kishin zënë hapësirën.

Ndërhyrja u bë në zonën e Gjipesë, ku u bllokuan 175 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje. Nën akuzë u morën 2 nga personat e dyshuar, teksa procedimi do ndiqet nga prokuroria vendore.  

“Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje”, sqaroi policia vendore.

Të dyshuarit e marrë nën hetim janë A. Z., dhe B. Sh. “Gjithashtu, pas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin”, tha policia.

Teksa shtoi se “kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, po vijojnë”.

Lini një Përgjigje