
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua 78-vjeçare ka humbur jetën pak minuta pasi mori një injeksion në ambulancën e lagjes.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dyshohet se e moshuara pësoi një reaksion të menjëhershëm, që i shkaktoi ndërlikime fatale.
Detajet e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë nëse vdekja është pasojë e drejtpërdrejtë e injeksionit apo ndonjë problemi tjetër shëndetësor.
Ngjarja tashmë është në duart e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ndërsa Policia e Lushnjës konfirmoi se po hetohet me seriozitet. “78-vjeçarja u transportua në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ndërroi jetë”, deklaroi Policia.
Lini një Përgjigje