Më 2 mars 2020 ekzekutohen në Durrës me armë zjarri kallashnikov Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.
Të dy ishin duke lëvizur në këmbë ndërsa u qëlluan nga një automjet në lëvizje. I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka zbardhur sot në GJKKO ekzekutimin e Shkozës dhe Avdias. Sipas dëshmisë së Alibejt, Dorian Shkoza ishte njeriu më i afërt me Talo Çelën prandaj ishte shumë e rëndësishme që të ekzekutohej. Lajmin për vrasjen e tij ia dha i penduari tjetër i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Alibej: Ishte shume e rëndësishme që të vritej Dorian Shkoza, ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Një natë më shkruajti Nuredini, “Vëlla mbaroi i pari, shiko tv”, pashë lajmet ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin s’e kisha degjuar me pare. I thashë Nuredinit “po këtë pse”, më tha “hajde se dhe ky i atyre është.”
Pas atentatit në hyrje të Rrogozhinës, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” policia gjeti një mjet tip Benz duke u djegur. Alibej ka rrëyer se makina e cila u përdor për vrasjen e Shkozës dhe Avdias u dogj nga Eljo Bitri. Gjithashtu tregon se të dhënat e Dorjan Shkozës nga TIMS ia siguroi polici Leonard Alltja. Ndërsa mjeku Dervish Hasa, i siguronte armë nga Aleksandër Baho.
Dervish Hasi, 42 vjeç u arrestua më 18 janar 2024 pasi akuzohej për abuzim me një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte si një nga gratë e tij si dhe për kryerje pornografie. Së bashku me tri gratë e tjera, Dervish Hasi dhe 16-vjeçarja kryenin marrëdhënie në grup. Mjeku Dervish Hasi u arrestua nga policia pas kallëzimit që bënë prindërit e 16-vjeçares, të cilët fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që vajza të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e denoncuan.
Alibej: Makinën e ka djegur Eljo Bitri. Ka marrë pjesë edhe një djalë tjetër që s’më kujtohet mirë si i referohej. Në atë periudhë kisha kontakt më një person që i thoshin “Hoxha” (Mjeku i 4 grave, Dervish Hasa). Ai më gjente mua armë nga Aleksandër Baho. Polici Leonard Alltja më gjeti nga TIMS të dhënat e Dorjan Shkozës. Sandër Baho ka qenë një njeri nga merrja informacion. Interesohej për vrasjet që i kishin bërë familjes sime. Nuredinit për vrasjen i dhashë 50 mijë euro paraprakisht.
Prokurori: A s’kishit rënë dakord që kushdo të ishte të vritej bashkë me Dorian Shkozën?
Albej: Jo.
Doloreza Musabelliu/ SPAK: Sa armë i duheshin?
Alibej: Nuk e kujtoj dot, por automjetin e kishte vetë. Pastaj Nuredinit i jap edhe 100 mijë euro edhe për vrasjen e Altin Ndocit. Në total 150 mijë euro.
Lini një Përgjigje