TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2025, 12:19

Erion Alibej para togave të zeza: Në Elbasan dilja si shpërndarës picash, kamerat i kontrollonte Suel Çela

Shkruar nga Pamfleti
Erion Alibej para togave të zeza: Në Elbasan dilja si
Erion Alibej dhe Suel Çela

Erion Alibej vijon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme në kudër të dosjes “Plumbi i Artë”.

I akuzuar për disa ngjarje të rënda, Alibej është shndërruar në bashkëpunëtor të drejtësisë. Në sallë tregoi se si ishte vënë në ndjekje të Talo Çelës të cilin e akuzon si vrasësin e vëllait dhe xhaxhait të tij, në dhjetor 2018.

Alibej deklaroi se pasi i vranë djalin e dajës, dilte në Elbasan si shpërndarës picash.

Sipas tij, të gjitha kamerat në qytet i kontrollonte Suel Çela.

“Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohoritur, madje dhe në sy të patrullë së policise, unë kam bërë verifikime vet, dilja në qytet si shpërndarës picash me motorr, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, pasi gjithë qytetin , kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonin dhe ja vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes se Andi Zylyfit, unë vetëdorëzohem në polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.”, theksoi ai.

 

erion alibej shpërndarës picash suel Çela

Lini një Përgjigje