Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej po dëshmon ditën e sotme në GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.I penduari i drejtësisë, tregon se u largua nga Roterdami dhe u kthye në Shqipëri duke u futur klandestin nga Qaftë Bota pasi ishte në kërkim.
Ditën e sotme po vijon seanca në Gjykatën e Posame me dëshminë e bashkëpunetroit të drejtësisë Erion Alibej.
Ai ka folur për takimet me Suel Çelën dhe klanin Çopja që kërkonin ta eliminonin.
Alibej tregoi se pas qëndrimit në Roterdam u kthye në vend ilegalisht përmes Qafë Botës, ndërsa takoi Genc Tafilin dhe Dorian Dulin, të cilët mbërritën të armatosur në apartamentin e tij.
Ai rrëfeu përmes dëshmisë edhe një takim me Kamer Mehjen dhe Mario Celën, lidhur me konfliktin pas vrasjes së familjarëve të tij, dhe sqarimet që mori nga Mehja.
Gjithashtu, Alibej tha se përmes burimeve të tij kishte identifikuar një takim ku, sipas tij, ishin përfshirë Talo Çela, Mikael Qosa dhe Altin Ndoci, të cilët kishin diskutuar për një atentat ndaj tij, duke u ofruar shuma parash.
Sipas të penduarit të drejtësisë, rolin e informatorit të tij të ndjerë, Ardian Çollaku, që sipas Alibejt kishte ndihmuar në ndjekjen e bisedave dhe ndarjes së pagesave mes grupeve kriminale.
“Vendosa të mos qëndroja më në Roterdam dhe u ktheva në Shqipëri. Hyra ilegalisht nga Qafë-Bota, pasi isha në kërkim. Kontaktova Genc Tafilin dhe e ftova në apartamentin tim. Erdhi së bashku me Dorian Dulin. Kur mbërritën, dorëzuan çantat sepse ishin të armatosur.
Genci më tregoi se Talo Çela kishte kërkuar takim me Dorianin, së bashku me dy persona nga Mirdita. U larguam nga shtëpia. E ftova sërish Gencin për një takim, por nuk pranoi.
Më pas kontaktova Suel Çelën, sepse kur përmendej Kamer Mehja, thuhej se ishte i afërm i tij. I kërkova takim me Kamerin. Sueli më tha se Kameri nuk vinte, sepse ‘afër janë katundarët’, duke iu referuar Çapjave. Por më propozoi që takimi të bëhej te tregu. Nuk doja të refuzoja që të mos dukesha i frikësuar, ndaj vendosa të shkoja.
U takova me Kamerin dhe Mario Celën në një lokal pranë tregut, së bashku me kushëririn tim Andi Zylyfi. I thashë Kamerit se ishte e panevojshme të hidheshin fishekzjarrë ditën kur u vranë familjarët e mi. Ai më tha se nuk e njihte fare vëllain tim, Endritin. Biseduam dhe u sqaruam, edhe pse nuk isha i bindur, pasi informacioni kishte ardhur nga Genc Tafili dhe Dorian Duli, të cilët i konsideroja intrigantë.
Pastaj vjen një moment i rëndësishëm: se si identifikova Mikael Qosen, Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Një djalë që rrinte në burgun e Peqinit, Ervis Nano (që e njihja si Ermali), shkoi në Fushë-Krujë ku takoi Flobenc Meçen (që e njihja si Colin nga Shkodra). Coli i tregoi se kishte qenë në burg me Altin Ndocin dhe kishte takuar vëllain e Dorian Dulit. Pas takimit, sipas tij, ata ishin të lumtur.
Nga aty u mësua se në takim kishin qenë Talo Çela, Mikael Kamami dhe Altin Ndoci. Aty u diskutua edhe një shumë parash për të më vrarë: “Vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin”.
Dorian Duli më ftonte shpesh të dilja nga shtëpia për t’u qetësuar. Atëherë kuptova se donin të më nxirrnin në pritë.
Informatorin tim më të besuar e kisha Ardian Çollakun, tani i ndjerë. Ai kishte kontakte me kundërshtarët e mi dhe ndodhej i pranishëm kur bisedoheshin ndarjet e parave. Në një moment, Ardiani e pyeti Mikael Qosen se përse kishte nisur kjo luftë. Ai u përgjigj se ‘Indriti ishte shumë i tmerrshëm’. Ardiani i kërkoi ta lidhte me Hajdar Çopjen.
Çollakun e kisha pajisur me EnchoChat dhe e mbaja me para që pas daljes nga burgu”, tha Alibej.
Lini një Përgjigje