Publikohet fotoja e 47-vjeçarit Gentian Lelçaj i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, ndërsa punonjësi i Gardës së Republikës u vetëvra me armën e shërbimit.
Mësohet se Lelçaj i ka dhënë fund jetës brenda garazhit të banesës së tij, në rrugën Mihal Grameno. Mësohet se 47-vjeçari ishte në proces divorci me bashkëshorten, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje