
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohen për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Ata u kapën në fshatin Ngjeqar ndërsa në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis dhe një arsenal armësh.
Bëhet fjalë për të arrestuarit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç. Ky i fundit tentoi të largohej me vrap sapo pa policinë në afërsi të banesës, por u ndalua menjëherë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në zonën ku banonte.
Nga kontrolli në banesën e tyre u sekuestruan: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra municioni, 1 thikë, sasi e përgatitur kanabisi, 200 fara kanabisi, 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e shpërndarjes dhe burimet e furnizimit me armë dhe drogë.
Lini një Përgjigje