
GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit në Shqipëri si pjesë e katër grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht të drogave sintetike, me destinacion Finlandën.
Operacioni u zhvillua pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshiu gjithashtu Spanjën dhe Holandën.
Masat e sigurisë ishin dhënë më herët në mungesë, por janë rikonfirmuar këtë të enjte në prezencë të të dyshuarve:
-Dorjan Luzaj
-Geraldo Seferaj
-Elton Myftari
-Elton Tavani
-Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)
-Kel Qevani
-Ledion Hoxha
-Besnik Sparta
-Altin Musta
9 të arrestuarit kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e trafikut të narkotikëve, duke përdorur Shqipërinë si bazë koordinimi dhe duke shfrytëzuar lidhje logjistike me vende të tjera europiane.
Ndërkohë, dy drejtues të këtyre rrjeteve kriminale në Shqipëri janë ende në kërkim, njëri prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit.
Lini një Përgjigje