TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2025, 12:02

“100 mijë euro, çunat i kam gati!”, Erion Alibej rrëfehen takimin me Nuredin Dumanin: Doja Talo Çelën, gjallë ose të vdekur!

Shkruar nga Pamfleti
“100 mijë euro, çunat i kam gati!”, Erion Alibej
Erion Alibej dhe Talo Çela

Në seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, Eion Alibej ka folur edhe për masakrën e Bradasheshit, ku Erionit iu vra i vëllai, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një mik turk.

Alibej tha para gjykatës se ishte detyruar të merrte vetë rolin e hetuesit dhe prokurorit, pasi policia nuk ndërmori asnjë veprim. Ai deklaroi se kishte grumbulluar të gjitha informacionet dhe ia kishte dorëzuar drejtësisë pas vetëdorëzimit.

Më pas ai ka folur edhe për Talo Çelën, që dyshonte që ishte autori dhe për këtë e donte të gjallë ose të vdekur.

Pjesë nga dëshmia: 

“Kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjalle të vdek, doja çdo informacion për të, djali i dajës me tha pash Fatos Gosën pas meje me një BMW rrugës për Peqin, Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte cdo gjë për mua, rrugët i njifte mirë etj, unë doja që ai dhe te kapej nga policia se e di që do fliste.

Arjan Spahiu me tha se kam informacion i kam marr vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin, pranova, diku ne fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira, Nuredini kishte dëgjuar qe un hidhja lek për Talo Çelën, dhe me tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kap por un e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde dhe filloi të më tregonte emrat, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezerit Baho dhe djali dajës kanë qenë po këto me tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani e kisha si informacion.

Unë kërkoja me çdo ngulm kokën e Talo Çelës. Për të shkuar tek Talo Çela, Dumani më tha që duhet të fillojmë me vrasjen e Dorjan Shkozës. Aty Talo do e kuptojë qe e kam bërë une dhe aty do e kap Talon. Mua me interesonte me cdo çmim Talo Çela. Ramë dakord që të vijonim ekzekutimet, në atë takim nuk u bë ndonjë listë ekzekutimesh, menduam dhe ramë dakord që ta nisim nga vrasja e Dorjan Shkozes me qëllim që të kapnim Talo Çelën.

Nuredinit i thashë çfarë kërkon nga un? Me tha dua gjysmën e shumës, për çdo vrasje marr 100 mijë euro, nga ty dua gjysmat e parave, çunat i kam gati. Ok i thashë Dumanit.” tha ai.

eion alibej nuredin dumani talo Çela

Lini një Përgjigje