TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2025, 12:35

Alibej rrëfen bisedën me Dumanin pas vrasjes së Dorian Shkozës: Armët i merrja te një hoxhë në Tiranë, ja roli i Eljo Bitrit

Shkruar nga Pamfleti

Alibej rrëfen bisedën me Dumanin pas vrasjes së Dorian

Në dëshminë e tij në GJKKO, Erion Alibej rrëfen bisedën me Nuredin Dumanin pas vrasjes së Dorian Shkozës, aleat i Talo Çelës.

Ai u shpreh se e ka parë nga televizori që ishin vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Më tej, ai deklaroi se para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, ai kishte lidhur kontakte me një Hoxhë në Tiranë që shiste armë, dhe blinte armë tek ky hoxha në zonën e Freskut.

“Ramë dakord për vrasjen e Dorjan Shkozës. Në atë periudhë flisja vetëm për Talo Çelën. Një natë me shkruan Nuredini dhe më thotë mbaroi i pari. I them kush? Më thotë shikojë në TV. Pashë që ishin vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Po ky tjetri i them nga doli, në shpejtim e sipër më thotë por dhe ai nuk ishte kot se ishte i atyre.

Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, un kisha lidh kontakte me një hoxhë nëTiranë, ai shiste armë, dhe blinim armë tek ky hoxha, rrinte te zona e Fresku”, tha Alibej.

Detajet e ngjarjes dhe rolet e përfshirëve

Sipas Alibejt, në këtë vrasje ka marrë pjesë edhe Eljo Bitri, i cili më pas ka djegur automjetin e përdorur. Gjithashtu përmendet edhe një tjetër person, për të cilin thotë se nuk ia kujton mirë emrin.

Ai shton se në atë periudhë ka pasur kontakte me një person të quajtur “Hoxha”, që përshkruhet si “mjek me katër gra”, i cili furnizonte me armë grupin e tij.

Në dëshmi përmendet edhe një emër nga radhët e Policisë: Leonard Alltja, për të cilin Alibej thotë se gjeti të dhënat e Dorian Shkozës përmes sistemit TIMS.

Lini një Përgjigje