TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2025, 14:50

E rëndë në Greqi/ Taksisti nga Tirana përplaset për vdekje në Athinë, 22-vjeçarja kaloi në semafor të kuq dhe ishte nën efektin e alkoolit

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Greqi/ Taksisti nga Tirana përplaset për
Pamjet nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën. 

Gentian Kamberi, 47 vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.

E reja, e cila kaloi në semafor të kuq dhe u përplas me shpejtësi të madhe me një taksi që drejtohej nga 47-vjeçari, ishte nën efektin e alkoolit, siç u konstatua nga analizat fillestare.

Vajza u arrestua  dhe ndaj saj po ngrihet rasti për vrasje nga pakujdesia.

Priten rezultatet e analizave të gjakut për të përcaktuar sasinë e saktë të alkoolit që ai kishte konsumuar. 

Aksidenti fatal i trafikut ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Thivon dhe Panayi Tsaldari.

Sipas një video-dokumentari të publikuar nga Protothema.gr, makina në të cilën po udhëtonte vajza, dy mikeshat e saj, të gjithë të lindur në vitin 2001, ishte me shpejtësi të tepërt, kaloi semaforin e kuq dhe goditi me kokë taksinë, e cila po lëvizte normalisht në drejtim të Petroupolit.

Forca e përplasjes ka qenë aq e fortë, saqë taksia ka ndalur në bordurë, ndërsa makina është ngjitur në një shtyllë. Videot nga kamerat e sigurisë në dyqanet e zonës konfirmojnë se taksia kishte përparësi, pasi shoferi i saj kishte një dritë jeshile.

 

gentian kamberi athinë aksident

Lini një Përgjigje