TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2025, 14:20

Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Holanda 'ushtari' i bandës së Laert Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Holanda 'ushtari' i
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Holanda drejt vendit tonë.

Kristi Bixheku, ushtari i Laert Haxhisë vuri tritol në banesën e Bujar Turkut në Lushnje në 2022.

'Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit K. B., 30 vjeç, lindur  në Lushnjë.

Shtetasi K. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhja e fakteve:

Shtetasi K.B. në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.

Si rezultat i bashkëpunimit midis  Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit  në Shqipëri.', njofton policia

spak laert haxhiu kristi bixheku

Lini një Përgjigje