TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2024, 12:24

E rëndë në Elbasan, nëna kallëzon dy persona në polici: Abuzuan seksualisht me djalin me aftësi ndryshe

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Elbasan, nëna kallëzon dy persona në

Një 60 vjeçare është paraqitur në policinë e Elbasanit bashkë me djalin e saj 31-vjeç dhe ka bërë kallëzim për dy persona. 60-vjeçarja ka denoncuar se dy persona 44 vjeç dhe 59-vjeç te dy banues në fshatin Mengël, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj me aftësi të kufizuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit  44 vjeç, banues në Elbasan dhe 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se dy shtetasit më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

elbasan perdhunim aftesi ndryshe

Lini një Përgjigje