
Një 19-vjeçar gjeorgjian ka shkuar në një shkollë të mesme në Athinë me çekiç dhe thikë duke plagosur një nxënës si edhe drejtorin e gjimnazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje që ka pasur vëllai i autorit me nxënësin nigerian që mbeti i plagosur.
Dy të rinjtë ishin konfliktuar dh 19-vjeçari vendosi të hakmerrej për të vëllanë.
Ai ka shkuar në shkollë dhe ka goditur me çekiç nxënësin, ndërsa ka plagosur më thikë drejtorin e gjimnazit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe autori është arrestuar.
Lini një Përgjigje