
GJKKO ka lënë në qeli Eria Agon, duke refuzuar kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.
Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij. Ndaj saj rëndojnë akuzat për përkrahje të autorit të krimit. E reja u arrestua më 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
Eri Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se drejtoi makinën që u përdor në vrasjen e Fatbardh Licit, në lagjen Kiras të Shkodrës. 31-vjeçarja ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje kriminale.
Për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, Safet, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, në shoqërinë e të dashurës së Safetit, Eria Aga, udhëtuan që në orët e parë të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër.
Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Astmer Bilalin. Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Shkodrës bashkë me Astmer Bilalin, te makina e së cilës Astmeri ka harruar xhupin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit.
Astmer Bilali, në makinën e vjedhur “Benz 220” ngjyrë gri ka qenë pasagjer, ndërsa drejtohej nga Safet Bajri. Kjo makinë është filmuar në të gjithë itinerarin që ka vijuar që në ardhje para lokalit ku ishte ulur Fatbardh Lici, e deri në momentin kur është djegur. Bilali, i veshur me të zeza, për të kryer vrasjen doli nga makina, qëlloi disa herë dhe u larguan me shpejtësi.
Ago nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Kjo pasi prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.
Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonistet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago. Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.
Pavarësisht se asokohe në shumë media u fol se bëhej fjalë për ish-missin Eria Ago, kjo e fundit reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para.
Lini një Përgjigje