TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 10:49

U kap me 200 kg kokainë në Romë, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar 

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 200 kg kokainë në Romë, zbulohet identiteti i shqiptarit

Është zbuluar emri i shtetasit shqiptar, i cili u arrestuar më datën 9 tetor në Romë , me akuzën se shpërndante kokainë.

Sipas burimeve autori është Kristian Preni 23-vjeç.

Sipas burimeve, ndaj Preni janë sekuestruar 200 kg kokainë, një armë tip pistoletë dhe një shumë prej 30.000 euro.

I dyshuari po ecte në rrugë me një çantë shpine, duke vëzhguar rreth e qark me sjellje të dyshimtë, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e karabinierëve të Komandës Provinciale të Romës, të cilët vendosën ta kontrollonin.

Gjatë kontrollit personal, iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, e pajustifikueshme, pasi nga verifikimet rezultoi se ai ishte i papunë, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet u zgjeruan menjëherë në banesën e tij, ku u zbulua një qendër e mirëfilltë logjistike për magazinimin e drogës. Brenda, karabinierët gjetën 8 çanta të mëdha të mbushura me kokainë, të ndarë në 191 pako me logo të ndryshme, që përfaqësonin rreth 8,000 doza “marka” të ndryshme për çdo lloj konsumatori, të destinuara të furnizonin tregun e Romës.

Vlera totale e drogës së sekuestruar përllogaritet rreth 16 milionë euro, një shumë që do të kishte përforcuar financat e organizatave kriminale lokale.

Në banesë u gjet gjithashtu një armë zjarri me fishekë, e rezultuar e vjedhur, e gatshme për t’u përdorur për mbrojtjen e “ngarkesës” së vlefshme, si dhe 30 mijë euro në para të gatshme.

Hetimet konfirmuan gjithashtu se i arrestuari përdorte një sistem të sofistikuar fshehjeje në automjetin e tij: përmes një kombinimi të veçantë çelësash dhe butonash, ai kishte krijuar një dyfishtë fund ku fshihte drogën, për ta nxjerrë vetëm në momentin e dorëzimit, duke tentuar kështu t’i shpëtonte kontrolleve.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimin deri në një vendim final ndaj shqiptarit.

Lini një Përgjigje