TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 08:56

Në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo
Edmir Bregu

Elidon alias Aldo Avdylaj rezulton të jetë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut, të cilit i referohet me nofkën 'Malok'.

Gjatë një operacioni të orëve të fundit të policisë është vënë në pranga në Tiranë i shumëkërkuari Aldo Avdylaj.

Aldo Avdylaj është arrestuar nga forcat Operacionale të Policisë, në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik. Ditë më parë Aldo Avdyli u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në 2021.

Elidon alias Aldo Avdylaj rezulton të jetë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut, të cilit i referohet me nofkën 'Maloku'. Avdylaj gjithashtu ka organizuar një sërë personash në ruajtjen e shënjestrës.

SPAK ka zbardhur rolet që kanë patur të akuzuarit në vrasjen e Edmir Bregut. Porositësi i vrasjes është Astrit Avdyli, financues dhe organizator Elidon allias Aldo Avdyli, (nipi i Astrit Avdylit) ekzekutori Ermir Dedja (i vrarë në maj 2025) Alfred Doka, vëzhgues në terren me qëllim lokalizimin e viktimës dhe ekzekutor, Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, kishte rolin e vëzhgues për lokalizimin e Edmir Bregut.

"Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli.

Ndërkaq në krye të organizatës kriminale që kishte për qëllim të kryente falsifikim dokumentesh me qëllim edhe tjetërsimin e pronave, qëndronte Aleksandër Laho, i njohur me emrin Rrumi i Shijakut, vëllai i të cilit, Vullnet Muçi, u arrestua", thuhej në njoftimin e SPAK.

Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale.

Vrasja e Edmir Bregut në 2021 ishte porositur nga Avdylajt për hakmarrje ndaj tentativës per të vrarë nipin e tij Aldo Avdylaj, nga ana tjetër grupi i Rrumit të Shijakut bashkëpunonte me këtë grup për të ekzekutuar kundërshtarët e tij, ndërsa në këmbim u premtonte prona në Durrës, të cilat ua merrte fshatarëve përmes tjetërsimit. Në bisedat që shkëmbente me Aldo Avdylajn, Rrumi i Shijakut shkruan se i pari në radhë që duhet të hiqet qafe duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plaurent Dervishaj.

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit, të tjerët pastaj jan pasiva, të parëndësishëm”, shkruan Aleksandër Laho.

“Po je fiks fare e vlla. Kjo esht sta fut njeri ty për terren, e për men. Po ka maru ata jan, por luli them un, Lulit i bim direkt. Vetem vendose ti”, i përgjigjet Aldo Avdylaj.

Në një prej bisedave të vitit 2021, Aldo Avdylaj i thoshte Rrumit se duhej duheshin bërë 10 vrasje brenda vitit, sepse në Durrës do të kandidonte Rama deputet dhe kjo i pengonte do t’i prishte punë. Edhe Rrumi i konfirmon Aldo Avdylajt se ardhja e Ramës do të paralizonte aktivitetin e grupit të tij.

“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit. Po na erdhi ky Rama ktu, zbejm dot shumë dome se do na fiki”, i shkruan Aldo-Rrumit.

“Ajo më ka djeg shum dhe mua, Rama po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt që atë ditë që e mora vesh”, i përgjigjet Rrumi-Aldos.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:

a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal

b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

aldo avdylaj spak edmir bregu

Lini një Përgjigje