
Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, i cili çoi në arrestimin e 11 personave.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aksioni është ndërmarrë pas një telefonate në sallën operative, ku u sinjalizua se në një lokal ndodheshin persona të armatosur.
Në vendngjarje, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan tre armë zjarri tip pistoletë, ndërsa dyshohet se një armë e katërt është larguar nga lokali përpara ndërhyrjes së policisë. Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje, kundërshtim të punonjësve të policisë, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Mes personave të prangosur është edhe Maks Lika, i njohur si miku i Emiljano Shullazit.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë:
1. Endri Doda, 43 vjeç - Armëmbajtje
2. Ervin Cani, 35 vjeç - Armëmbajtje
3. Akil Kertusha, 39 vjeç - Armëmbajtje
4. Blerim Heta, 39 vjeç - Kundërshtim policie
5. Egi Çaushi, 32 vjeç - Kundërshtim policie
6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç Kundërshtim policie
7. B.M, 52 vjeç - Kundërshtim policie
8. Hanson Mullahi, 25 vjeç - Kundërshtim policie
9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç - Kundërshtim policie
10. Ergys Tusha, 39 vjeç - Kundërshtim policie
11. Jurgers Mullahi, 30 vjeç - Kundërshtim policie
Lini një Përgjigje