TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2023, 11:45

“E pashë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh”, zbardhet dëshmia e nënës së 43-vjeçarit që vrau kunatën në Shkozë

Shkruar nga Pamfleti

“E pashë djalin me armë në dorë, i thashë ik

Është zbardhur dëshmia e nënës së Ronald Sinanit, 43-vjeçarit i cili dyshohet se vrau kunatën e tij, Migena Sinani dhe më pas i dha fund jetës.

E moshuara ka deklaruar se e ka parë djalin me armë në dorë dhe i ka thënë të shkojë të flejë. Më pas ka dëgjuar krismat dhe kur ka hyrë në dhomën ku flinte viktima ka gjetur vajzën 2-vjeçare të saj duke qarë.

Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka thënë ajo në polici.

Mësohet se nëna e autorit të dyshuar ka probleme shëndetësore dhe vështirësi në ecje, pasi është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Ndërkohë, trupi i 43-vjeçarit është gjetur i pajetë në oborrin e banesës dhe arma e krimit larg trupit.

Sipas informacioneve në bazë të dëshmitarëve në vendngjarje, babai i Roland Sinanit, i cili ka me probleme skleroze ka shkuar menjëherë te djali i tij pasi ai ka qëlluar veten.

Ka dyshime se i moshuari ka larguar armën nga trupi i të birit, megjithatë blutë e Tiranës po hetojnë të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e ngjarjes.

vrasja shkozë dëshmia

Lini një Përgjigje