
Një tjetër pistë është shfaqur lidhur me krimin e rëndë në Tiranë, ku një 43-vjeçar vrau me armë kunatën e tij në orën 04:00 të mëngjesit. Policia po heton përfshirjen e një personi të tretë në vrasje. Deri më tani është raportuar se Roland Sinani ka qëlluar me armë kunatën e tij, Migena Sinani dhe më pas ka vrarë veten.
Trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij. Kjo ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë përfshirë në ngjarje, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia. Në trupin e 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba.
Mimoza Sinani, e cila mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u qëllua nga kunati me armë zjarri është nënë e dy fëmijëve të mitur. Mësohet se në momentin kur është qëlluar nga kuanti, 37-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat me vajzën 2 vjeçe.
Lini një Përgjigje