
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rubik, ku një 43-vjeçari është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si, Mark Lleshi 43 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit i cili është arrestuare, mësohet të jetë 63-vjeçari, Pjetër Nikolli .
Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje