TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2023, 08:36

Zbardhen detaje nga vrasja në Tiranë, 37-vjeçarja po flinte me vajzën dy vjeçe kur u qëllua për vdekje nga kunati

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga vrasja në Tiranë, 37-vjeçarja po flinte me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.

Në momentet e fundit të jetës, 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në shtrat duke fjetur me vajzën e saj dy vjeçare. Migena ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, vajza dy vjeçe dhe djali 4 vjeç. Ato kanë qenë në gjumë, kur kunati i saj e ka qëlluar me armë në shtrat. Plumbat i morën jetën, ndërsa la pas dy fëmijët. Djali nuk ka qenë në banesë në momentin e krimit, pasi ka qenë tek familjarët e 37-vjeçares.

Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten. Trupi i tij është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg vendit ku u gjet trupi i pajetë i Roland Sinanit. Ky detaj ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë i përfshirë në ngjarje, pistë që po hetohet edhe nga Policia.

Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor, pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin.  Burri i Migenës nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja, pasi punon taksist dhe ka qenë në punë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja. Por policia i ka shoqëruar në polici, për t’i marrë sërish në pyetje.

Jashtë kamerave, fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin. Ata thonë se Roland Sinani punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje. Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime. Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën 43-vjeçari vrau kunatën e tij dhe më pas veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”-njofton policia.

vrasja në tiranë

Lini një Përgjigje