TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2023, 07:15

Krim në familje/ 43-vjeçari në Shkozë qëllon për vdekje nusen e vëllait dhe më pas vret veten

Shkruar nga Pamfleti

Krim në familje/ 43-vjeçari në Shkozë qëllon për

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotme në Tiranë, në zonën e Shkozës, ku personi i identifikuar si Roland Sinani, 43-vjeç, ka qëlluar për vdekje nusen e vëllait (Migena Sinani- 37-vjeç), e më pas ka vrarë dhe veten.

Policia gjatë kërkimeve ka gjetur një armë në banesën ku ka ndodhur ngjarja, që dyshohet se është arma e përdorur gjatë krimit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orë 04:00 të mëngjesit, ndërkohë që rrethanat mbeten ende të paqarta. Ndërsa grupi hetimor njoftohet se ndodhet në vendngjarjeje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi.

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet me probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. Ishte i pa martuar dhe ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunatën e tij nusen e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. U është marrë dëshmia dhe nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njofton policia.

krim familje vret kunatën

Lini një Përgjigje