TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2023, 11:14

U kapën duke shpërndarë kokainë në Durrës, zbulohet kush janë 4 të rinjtë e famshëm që u arrestuan sot

Shkruar nga Pamfleti
U kapën duke shpërndarë kokainë në Durrës,

Tetë anëtarë të një grupi kriminal kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, për të goditur shpërndarjen e kokainës në këtë qytete. Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

Operacionet “Foremost” dhe “Last deal” janë zhvilluar pas një hetimi 6 mujor, ndërsa 8 të arrestuarit janë anëtarë të dy grupeve kriminale. Ata shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës. Katër prej tyre shpërndanin kokainë në Sukth, ndërsa katër të tjerë të Durrës.

Në pranga ka rënë furnitori Goni Muça, 48 vjeç. Ai rezulton i dënuar më parë, ndërsa përdorte edhe tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Të arrestuar janë edhe Tani Muça, 43 vjeç, i cili po ashtu rezulton i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, dhe Stivens Bulku, 24 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë  Kristel Balla, 24 vjeçe, edhe një mitur, A. V., 17 vjeç.

Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Koneshajanë përdorues të rrjeteve sociale dhe numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok.

Stivi Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.

 

Lini një Përgjigje