TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2026, 07:25

Dyshohen si të përfshirë në baste sportive, jepen masat e sigurisë për 5 oficerë policie; mes tyre edhe një i RENEA-s

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi në fjalë ka nisur në vitin 2025. Sipas AMP, efektivët e policisë, duke shfrytëzuar atributet e funksionit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara.

Dyshohen si të përfshirë në baste sportive, jepen masat e
Jepen masat e sigurisë për 5 oficerë policie

Autoritetet kanë vendosur masa sigurie ndaj 6 oficerëve të Policisë së Shtetit, mes të cilëve edhe një efektiv i forcave speciale RENEA, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të basteve sportive.

Në kuadër të operacionit “Last Bet”, oficerët kanë shfrytëzuar funksionin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar baste sportive.

Ata janë akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie:

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Shtetasi I.T., banues në Tiranë.

Masat për ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore janë vendosur për 4 punonjës:

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Hetimi në fjalë ka nisur në vitin 2025. Sipas AMP, efektivët e policisë, duke shfrytëzuar atributet e funksionit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara.

Sipas agjencisë, ata kanë konsumuar veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

baste sportive 5 oficerë policie

Lini një Përgjigje