TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 18:18

Operacion në Sarandë, zbulohet një “shtëpi bari”; dyshohet se i përket grupit që u godit një javë më parë

Shkruar nga Pamfleti
Operacion në Sarandë, zbulohet një “shtëpi
Foto ilustruese

Një shtëpi bari është zbuluar në Sarandë.

Mësohet se operacioni po vijon në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.

Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës.

Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën “Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Priten informacione më të detajuara.

shtepi bari aksion

Lini një Përgjigje