TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 17:59

“Kishte një kontratë vdekje për të”, mediat greke: Vrasja e Jani Aliajt e porositur nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
“Kishte një kontratë vdekje për të”, mediat
Jani Aliaj

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos.  

Sipas informacioneve nga “Newsbomb.gr”, kundër viktimës ekzistonte një kontratë vdekjeje, një hakmarrje e gjatë në Shqipëri që zgjati për gati një dekadë, që nga viti 2016.

Po sipas saj, incidenti ndodhi në Krahun e 3-të të burgut, kur i burgosuri shqiptar u sulmua me thikë nga një i burgosur grek, duke rezultuar në vdekjen e tij. Viktima u gjet i vrarë në qelinë e tij.

Jani Aliaj rezulton i dënuar me burg përjetë për disa vrasje, ku më e njohur është ajo e Elton Çiços. Sipas mediave greke, si autori ashtu dhe viktima kanë pasur përplasje të shumta mes tyre. Aliaj ka marrë dy goditje në qafë nga një thikë e improvizuar, duke e lënë të vdekur.

 

jani aliaj greqi

Lini një Përgjigje