TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2026, 07:03

Përplasen dy automjete, humb jetën 25-vjeçari; dy të rinj të tjerë përfundojnë te Trauma

Shkruar nga Pamfleti
Përplasen dy automjete, humb jetën 25-vjeçari; dy të rinj
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së hënës, kur dy makina u përplasën mes tyre në Laç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 25-vjeçar dhe janë plagosur dy të rinj të tjerë.

Nga informacionet mësohet se viktima është identifikuar si Elinor Tusha, pasagjer në automjetin që drejtohej nga Gentian Xhaferi. Ky i fundit dhe një tjetër pasagjer, Leandro Fufi, të dy 23-vjeçarë, janë transportuar drejt spitalit të Traumës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe sipas raportimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin Aron Zyma, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin e rëndë.

Detaje nga Policia

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

aksidenti lac viktima

Lini një Përgjigje