
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.
45-vjeçari u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.
Prokuroria kërkoi që deri në përfundim të hetimeve Bledar Trëndafili të lihet në burg, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pas i ka vënë flakën. 31-vjeçarja i bëri pritë bashkëshortes në rrugë pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.
Ata ishin në proces divorci, ndërsa autori nuk e kishte pranuar dot faktin e ndarjes nga gruaja e tij. Melisa Trëndafili mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe u transportua për mjekim të specializuar drejt Tiranës.
Kujtojmë se Bledar Trëndafili u arrestua më 3 tetor 2024, pas një muaji kërkime intensive nga policia. Autori i dyshuar u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.
Lini një Përgjigje