
Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ra në azilin privat në Tiranë, në rrugën “Ali Visha”.
Sipas njoftimit të policisë, 4 të moshuar janë lënduar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e policisë “Shqiponja” në bashkëpunim me zjarrfikësen, evakuuan banorët dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Policia njofton gjithashtu se dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa të moshuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën "Ali Visha", kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën’ informoi sot në mëngjes policia e Tiranës”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje