TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2024, 09:19

“Tornado” fundos 41-vjeçarin e shumëkërkuar në Durrës, pjesë e një organizate kriminale 

Shkruar nga Pamfleti

“Tornado” fundos 41-vjeçarin e shumëkërkuar

41-vjeçari Ermal Luku është arrestuar në Durrës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë “Tornado”.

Luka i shpallur në kërkim për drogë do të ekstradohet drejt Italisë. 

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë,  Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës  dhe vuri në pranga shtetasin 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali."-thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje