TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 22:00

“Do të masakroj, o këlysh k**ve”, dhunuan dhe ofenduan të riun në Durrës, AMP nis hetimet ndaj efektivëve

Shkruar nga Pamfleti

“Do të masakroj, o këlysh k**ve”, dhunuan dhe ofenduan

Një video skandaloze doli sot në media, pasi dy efektivë në Durrës dhunojnë dhe shajnë një të ri me fjalë nga më banalet. Pas publikimit të videos, kanë nisur heitmet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Durrësit njoftoi se më datën 26 qershor janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës, ndërsa shtetasit 26-vjeçarit i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis.
Sipas policisë, të rinjtë kanë përdorur forcë kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar të kryejnë veprimet procedurale për rastin.

Ndërkohë ka nisur hetimi për veprimet e policëve si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.

"'Do të masakroj, boll, dorëzohu! Këlysh k**ve", i thotë një prej policëve ndërsa tjetri e qëllon me shuplakë.

I riu i shtrirë në tokë dhe thjesht thotë: "Po na terrorizoni o çuna".

amp hetim dhune policet

Lini një Përgjigje