
Një 44-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se shtetasi J.S është futur në liqen për tu larë por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se maqedonasi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
"Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t'u larë ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës", njofton policia.
Lini një Përgjigje