TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 18:15

Vrasja e babë e bir në Dukagjin, policia jep informacion zyrtar

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e babë e bir në Dukagjin, policia jep informacion zyrtar

Policia ka reaguar zyrtarisht mbi vrasjen e dyfishtë në Shkodër. Pasditen e sotme u qëlluan për vdekje Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Sumë. Të dy viktimat ishin banues në Shkodër.

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar”, njofton policia.  

 

Lini një Përgjigje