TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 18:07

Publikohen fotot e babë e bir, këta janë viktimat që u ekzekutuan në Dukagjin

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen fotot e babë e bir, këta janë viktimat që u

Këta janë babë e bir nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit që janë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme, në ngjarjen që trondit Shkodrën.

Mësohet babë e bir ishin nisur sot në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin, pasi një ditë më parë ju kishin djegur banesën që kishin atje.

57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 30 vjeç, në momentin që kanë mbërritur për të parë banesën e djegur, pasi nuk jetonin aty, ata janë ekzekutuar me armë zjarri. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një kurth. Banesa është djegur qëllimisht dhe atyre u është ngritur më pas një pritë.

Publikohen fotot e babë e bir, këta janë viktimat që uPublikohen fotot e babë e bir, këta janë viktimat që u

dukagjin vrasja foto

Lini një Përgjigje