Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, pasi babë e bir janë vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Dukagjin dhe viktimat janë Gjokë Gurra 57-vjeç dhe Eduart Gurra, 31 vjeç. Policia ende nuk ka një pistë të qartë se cili është shkau i krimit, por mësohet se në tryezë janë disa pista.
57-vjeçari ka qenë efektiv policie dhe tani merrej me tregtinë e drurit. Ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një konflikt mbi prerjen e pyjeve.
Po ashtu po hetohet për hasmëri, pasi Dukagjini njihet si zona që ndjek Kanunin.
Nuk përjashtohet edhe ndonjë sherr i çastit, pasi babë e bir u kishin djegur banesën. Ata jetonin në Shkodër, ndërsa banesa në fshatin Sumë u dogj gjatë natës dhe ata shkuan sot për të parë dëmet materiale. Kjo është dhe pista që po hetohet, pasi djegia e banesë duket se ka lidhje me vrasjen.
Po ashtu po hetohet nëse zjarri ishte i qëllimshëm dhe ishte një lloj kurthi për t’i tërhequr ata në fshat.
Pista tjetër është ajo e kanabisit. Në Dukagjin lulëzon mbjellja e tij dhe ka pasur shumë raste që konfliktet me banorëve kanë sjellë viktima.
Lini një Përgjigje