
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrësit, ku është plagosur një 31-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.
31-vjeçari mësohet se është plagosur me mjet prerës nga një moshatar i tij, i identifikuar si Isak Vata i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se plagosja ka ardhur për shka të një konflikti të çastit.
“Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.
31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit I. V. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.
Lini një Përgjigje