TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2024, 15:01

Detaje nga vrasja në Tropojë, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Tropojë, zbardhet identiteti i viktimës dhe

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Tropojë, ndërsa është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe viktimës.

Sipas uniformave blu, viktimë ka mbetur shtetasi Artur Dauti 43-vjeç. Ndërkohë, në kërkim është shpallur autori 35-vjeçar Flordian Mulaj.

Burime bëjnë me dije se autori me viktimën nuk kanë pasur probleme te mëparshme, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë duke konsumuar alkool në lokal dhe kanë patur debat mes tyre, ku 35-vjeçari më pas e ka qëlluar me armën e zjarrit.

Policia bëri me dije se në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

"Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", njofotn policia.

 

detaje vrasje tropoje identitet

Lini një Përgjigje