
14-vjeçari M,P i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani është lënë në burg nga gjykata.
Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit.
Adoleshenti nuk ka pranuar të flasë dhe të tregojë si ka ndodhur ngjarja. Ai është shprehur se nuk mban asgjë ndërsa nuk ka treguar as se ku e ka fshehur thikën, armën e krimit.
Më herët avokati i ka treguar gjykatës një raport mjekësor sipas të cilit 14-vjeçari ka nevojë për mjekim spitalor.
14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë pas një sherri me Bashkëmoshatarët jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe një shok i tij mbetën gjithashtu të plagosur me thikë.
Lini një Përgjigje