
2 shqiptarë janë arrestuar në Itali si të akuzuar për përfshirje në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.
Një prej tyre u arrestua dhe tjetri u deportua si ilegal drejt Shqipërisë, teksa kishte edhe precedentë të shumtë penalë. Të dy arrestuarit janë bashkëmoshatarë 31-vjeçarë.
Një nga 31-vjeçarët rezultonte i dënuar dhe u ekzekutua urdhri për burgosjen e tij, në lidhje me krimet e dhunës, rezistencës dhe kërcënimit të një zyrtari publik, të kryer për të shmangur testimin e alkoolit gjatë kontrollit policor.
Kurse shqiptari që u dëbua nga vendi, rezultonte më parë i skeduar për; trafik droge, marrjen e mallrave të vjedhura, dëmtimet, kërcënimet, dëmtimet personale, shkeljen e rregulloreve të emigracionit, shkeljen e rregulloreve të armëve, drejtimin e automjeteve pa leje. Ditën e djeshme u shoqërua në aeroportin Catullo në Verona, i shoqëruar nga stafi i Policisë së Mantovës, u hip në një avion për në vendin e tij të origjinës.
Aksioni është shtirë në të gjithë rajonin e Reggio Emilia, duke aktivizuar edhe qentë antidrogë. Emrat e shqiptarëve nuk u publikuan, teksa kontrollet vijojnë ende dhe gjatë kësaj jave janë goditur disa grupe të ndryshme për trafik narkotikësh dhe krime të tjera.
Autoritetet e kanë cilësuar dukurinë e kthyer në shqetësim për banorët, si "krim i përhapur".
Lini një Përgjigje