Ajdin Ajvazi, 19 vjeçari që plagosi me thikë Aron Demirajn është arrestuar nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në zonën e quajtur “Qyteti Studenti” në kryeqytet.
20 vjeçari u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Autori dhe i plagosuri janë të dy studentë. Ndërkaq në vendngjarje ndodhen forca të policisë.
'Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'
Zënka ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonë, ku gjurmët e gjakut janë ende mbi karrigen e lokalit në pjesën e jashtme.
Lini një Përgjigje