TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 12:07

Vrau Martin Canin, Mario Perlleshaj del nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau Martin Canin, Mario Perlleshaj del nesër para gjykatës për

Mario Perlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani do të dalë nesër para gjykatës.

14-vjeçari është arrestuar ndërsa ndodhet në burg për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij më 18 nëntor.  Ditën e djeshme u raportua se Perlleshaj nuk ishte marrë ende në pyetje nga grupi hetimor, pasi pritej që ai të dalë nga spitali.

Sipas policisë për marrjen në pyetje të të miturve ka disa rregulla të posaçme ndërsa theksojnë se dëshmia nuk mund të merret në spital. Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës. 

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje