TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 12:26

Vrau me thikë 14-vjeçarin, Prokuroria ashpërson akuzën për autorin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me thikë 14-vjeçarin, Prokuroria ashpërson akuzën

Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij. Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.

Lini një Përgjigje