TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 15:59

Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në burg përjetë Besnik Pjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda), vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Ai është autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2022.

Besnik Pjetri vrau me armë zjarri në banesën ish-vjehrrin Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin Gentian Perjaku.

Dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Lini një Përgjigje