
Në një kohë kur vrasja e 14-vjeçarit bëri bujë në vendin tonë, një tjetër plagosje banale ndodh mes dy studentësh në Tiranë ku motivi i konfliktit është "pse më sheh shtrembër".
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë në "Qytet Studenti", mes dy personave.
Burime bëjnë me dije se plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti banal me motivin "pse më sheh shtrembër".
“Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”, mësohet ti ketë thënë autori Ajdin Ajvazi, 20-vjeçarit Aron Demiraj i cili mbeti i plagosur.
Fillimisht, ata kanë debatuar me tone të ashpra, më pas janë përleshur dhe autori e ka plagosur me thikë 20-vjeçarin.
Pasi e ka sulmuar disa herë me thikë, Ajvazi është larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes dhe rreth 30 minuta më pas është arrestuar.
Lini një Përgjigje