TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 20:06

Banda e Cërrikut, Apeli i Posaçëm dënon me burgim të përjetshëm 3 anëtarë të grupit!

Shkruar nga Pamfleti

Banda e Cërrikut, Apeli i Posaçëm dënon me burgim të

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin përfundimtar për bandën e Cërrikut, ku tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm. Trupa gjykuese vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska.

Të tre janë dënuar për shkak të masakrës të ndodhur në Cërrik në vitin 1997, kur mbetën të vrarë 6 gardistë. Sakaq, Apeli la ne fuqi vendimin e shkallës së parë për 9 të pandehurit e tjerë.

Anëtarët e bandës së Cërrikut u rigjykuan në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në Apel SPAK u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi.

Lini një Përgjigje